Transmetuar më 13-07-2018, 14:09

Ushqimi është një nga elementet kryesore të trupit, si një terapi kundër sëmundjeve të rënda siç është dhe kanceri. Ky është përfundimi i arritur nga dy studime të botuara në revistën shkencore ‘Nature’, të cilat kanë shfrytëzuar ndikimin e ushqimeve të caktuara në metabolizmin, me qëllim të rritjes së efekteve të barnave anti-tumorale.

Njëri nga dy studimet i kryer nga Universiteti i Cambridge, ekzaminoi aminoacidin që gjendet tek fasulet ndërsa tjetri testoi efektin e dietës me konsum të ulët karbohidratesh.

Për të kryer këto testime u përdorën minjtë, ku studimi i parë tregoi se një dietë e pasur me aminoacide të llojit istidinë, të cilat gjenden te bishtajat, mishi i vicit, peshku merluc dhe djathi grana padana, e bën më efikas ilaçin kimioterapeutik të quajtur metotrexato, i cili përdoret kundër leuçemisë.

Ky studim u prezantua në 4 korrik, ku tregon se përdorimi i një diete që ndikon në nivelin e hormonit të insulinës, e bën më efikas trajtimin antitumoral, i cili merr në shënjestër një proteinë të quajtur PI3K.

Kjo proteinë ndihmon në frenimin e rritjes së tumorit, shkruan noa.al.

Ndërkohë studiuesit amerikan të Columbia University, të drejtuar nga profesor Siddhartha Mukherjee, zbuluan se një efekt i tillë mund të jetë i lidhur me rritjen e insulinës.

Kështu ata analizuan efektet e një diete me përmbajtje të ulët karbohidratesh, e cila ndikon në uljen e insulinës në trup.

Kështu konstatuan se, edhe përmbajtja e ulët e karbohidrateve në regjimin ushqimor, sjell një efekt më të madh të ilaçeve antitumorale. /a.y/noa.al