Transmetuar më 13-07-2018, 12:47

Kohët e fundit flitet shumë për sigurinë e produkteve ushqimore në vendin tonë, dhe konsumatorët ndjehen të pasigurtë në produktet që konsumojnë.

E ndërsa flasim për sigurinë e produkteve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar në Pogradec afërsisht 1 ton mish (860 kg mish viçi, lope dhe 35 kilogramw të brendshme).

Aksioni i zhvilluar gjatë mbrëmjes së datës 12 korrik, ka vijuar deri në të gdhirë të për shkak të kushteve të rënda hijeno-sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal.

Gjatë kontrollit te ushtruar subjekti në fjalë nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Më konkretisht, Iljaz Mançellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Produkteve të bllokuara, 9 karkasa viçi me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Mançellarit përpos bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës, masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.