Transmetuar më 13-07-2018, 11:43

Kryeministri grek Alexis Tsipras komenton negociatat me Shqipërinë, duke thënë se ato janë drejt fundit.

Ai flet për avantazhe të palës greke, por shton se ka ende gjëra që nuk kanë përfunduar.

“Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”, u shpreh Tsipras në një intervistë për mediat greke.

Kreu i qeverisë helene shprehet se krahas kufirit detar, me Shqipërinë po diskutohet edhe heqja e ligjit të luftës.

Ai shton se, në takimin e radhës mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, do të dyfishohen përpjekjet, për të pasur një zgjidhje sa më pozitive. /a.y/noa.al

Kufijtë me Greqinë, Rama: Do turpërohet kush flet për tradhti