Transmetuar më 13-07-2018, 09:55

Në videon e mëposhtme shfaqen pamjet e një aksidenti sa të çuditshëm por edhe me fat për personin që udhëtonte në mjetin që del nga rruga.

Për të shmangur kontaktin me një kamion, drejtuesi i makinës del nga rruga.

Mjeti përfundon mbi gardhin metalik të rrugës dhe ecën për disa metra sipër tij.

Gjithçka është filmuar nga kamera e një tjetër automjeti.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime në aksidentin e ndodhur në Birmingham të Britanisë.

mënyra se si makina “fluturon” mbi gardhin metalik i ka habitur të gjitha. Videoja është bërë virale në rrjet./a.m./noa.al/