Transmetuar më 13-07-2018, 09:37

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtar i Liverpulit.

Gjiganti i Premier Ligës angleze ka pranuar të paguajë rreth 13.7 milionë paundë për kartonin e lojtarit shqiptar, aq sa është edhe klauzola e prishjes së kontratës me Stoke City, që ka në pronësi kartonin e lojtarit.

Sulmuesi anësor që aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës brenda javës pritet të kryejë testet mjekësore në ekipin e Jurgen Klop që sezonin e fundit arriti deri në finalen e Champions League.

Ai u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Lazio, por përballë milionave të Liverpulit italianët nuk mund të bëjnë asgjë.

Shaqiri do ta ketë mjaft të vështirë të sigurojë një vend titullari, në një ekip ku treshja Salah-Mane-Firminho ishte në nivele tepër të larta sezonin e fundit.

Ekipi i Klop është forcuar së tepërmi. Më herët janë afruar edhe Naby Keita dhe Fabinho, lojtarë që pritet t’i japin më shumë cilësi skuadrës./a.m./noa.al/