Transmetuar më 12-07-2018, 23:36

FIFA do t’u kërkojë të gjithë kompanive të transmetimeve televizive dhe trupave të xhirimit që të reduktojnë në maksimum pamjet e tifozeve tërheqëse gjatë zhvillimit të ndeshjeve, duke filluar nga finalja, pasi cilësohet si seksizëm.

Shefi i departamentit të përgjegjësisë sociale në FIFA, Federiko Adieki ka shpjeguar se gjatë Botërorit të Rusisë, ka pasur më shumë raste seksizmi sesa racizmi.

Në veçanti, ka pasur shumë raste ngacmimesh nga ana e tifozëve për gazetarët që bënin intervista apo lidhje direkte.

Sipas tij, gjithçka ishte një procedurë normale evolucioni, duke saktësuar se pamjet kishin pësuar një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me Botërorin e kaluar.

“Kemi ndërhyrë edhe në transmetimet e mëparshme televizive, por në raste individuale dhe shumë të dukshme”, shpjegoi ai.