Transmetuar më 12-07-2018, 19:45

RBI është vlerësuar për transformimin më të mirë  bankar në mbarë botën nga revista financiare e njohur Euromoney. Filialet në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë u zgjodhën si "Banka më e mirë" në vendet e tyre

Image may contain: 3 people, people smiling, suit and text

Në një ceremoni festive u prezantuan mbrëmë në Londër "Çmimet Euromoney për Ekselencën për vitin 2018". Raiffeisen Bank International (RBI) dhe degëve të saj iu dhanë nëntë çmime.

RBI fitoi çmimin për "Transformimin më të Mirë Bankar në Botë" dhe rrjedhimisht edhe për "Transformimin më të Mirë të Bankës" në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Për më tepër, pozicionimi i shkëlqyer në treg si dhe cilësia e produktit dhe shërbimit të rrjetit bankar të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore u nderuan me shtatë çmime. Filialet në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë u emëruan "Banka më e mirë" në vendet e tyre përkatëse.

"Ne jemi shumë krenar për këtë çmim. Ky është një vlerësim i gjithë punës, përpjekjeve dhe përkushtimit të punonjësve tanë. Një nga sukseset më të rëndësishme vitin e kaluar ishte prezantimi i platformës dixhitale bankare Raiffeisen ON, i projektuar si për klientët individë ashtu edhe për bizneset. Platforma ishte një sukses, duke arritur më shumë se 40,000 përdorues në fund të vitit, që nga prezantimi i saj në mars të vitit 2017. Për më tepër, transformimi ynë dixhital do të vazhdojë me më shumë produkte dhe shërbime online duke e bërë bankën më te volitshme dhe modelin tonë të biznesit më efektiv”, – tha Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

"Shumë banka janë detyruar të ristrukturohen gjatë dekadës së fundit, por pak e kanë arritur një kthim po aq të shpejtë dhe efektiv sa ai që zbatohet nga RBI. Një plan ambicioz transformimi e ka mundësuar grupin austriak të rivendosë bazën e kapitalit dhe përfitimin pa e dëmtuar modelin e saj të biznesit. Gjithashtu, i ka hapur rrugën investimeve të reja për rritje dhe inovacion. RBI sot është një institucion shumë më i fortë dhe më i qëndrueshëm sesa  tre vjet më parë dhe një fitues i denjë i çmimit "Transformimi më i Mirë bankar në Botë” shpjegoi Euromoney vendimin e jurisë së saj për të përzgjedhur RBI si fituese të çmimit.

***

Revista Euromoney u krijua në vitin 1969 për të mbuluar ri-shfaqjen e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit ndërkufitar. Euromarket, pas të cilit është emërtuar revista, është paraardhësi i tregjeve kryesore të kapitalit të sotëm global. Euromoney raportoi dhe mbështeti këtë treg dhe rritjen e tij, duke u bërë revista kryesore e botës financiare, institucioneve dhe përdoruesve të saj.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e lizing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.

Në total, rreth 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës.

Bankat Raiffesien në rajon zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është institucioni qendror i Bankave Raiffeisen në Rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. /noa.al/

ENGLISH VERSION