Transmetuar më 12-07-2018, 13:36

Paleontologët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në Argjentinë ku është gjetur një fosil 237 milionë vjeçar.

Bëhet fjalë për një prej kafshëve gjigante të prehistorisë së planetit. Sipas hulumtuesve, fosili i përket një prej kafshëve të para të mëdha në planetin tonë dhe është “kushëri” i titanosaurit.

Fosili është pagëzuar me emrin “Ingentia Prima” nga latinishtja që në shqip do të thotë “Gjiganti i Parë”.

Është emërtuar kështu pasi mendohet se është ndër të parat kafshë gjigante në Tokë.

Kafsha mendohet se ka pasur një peshë prej 90 tonësh. Ajo kishte një aparat të frymëmarrjes të ngjashëm me atë të zogjve.

Analizat e mëtejme pritet të ndihmojnë më shumë hulumtuesit për të kuptuar rreth evolucionit dhe zhdukjes së këtyre kafshëve./a.m./noa.al/