Transmetuar më 12-07-2018, 13:13

Me shitjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit nuk janë të lumtur vetëm juventinët.

Ky transferim është lajm i mirë edhe për presidentin e Lazios Claudio Lottito. Kjo pasi klubi roman tashmë mund të rrisë edhe më tej vlerën e yllit të ekipit Milinkoviç Saviç që kërkohet prej kohësh nga Reali.

Tashmë, me ikjen e Ronaldos, madrilenët do hidhen në sulm dhe janë gati të paguajnë 100 milionë euro për mesfushorin e avancuar.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, është pikërisht agjenti i Ronaldos Jorge Mendes ai që po punon për transferimin e Saviç te Reali.

Së shpejti pritet që palët të ulen në tryezë për të biseduar rreth kësaj tratative të rëndësishme./a.m./noa.al/