Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për vizat.
Duke u bazuar te rastet e shumta të abuzimeve kohët e fundit nga grupe falsifikatorësh dhe mashtruesish, ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të kujdesshëm.
Një prej metodave më të përhapura të mashtrimit është ajo përmes mesazheve që vijnë në rrugë elektronike. Për këtë arsye, ambasada njofton se çdo njoftim për vizat vjen nga adresa zyrtare e ambasadës.
“Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Po ashtu, përfaqësia diplomatike fton të gjithë qytetarët të kontaktojnë për çdo paqartësi apo dyshim se janë mashtruar.
“Nëse mendoni se po ju mashtrojnë, më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!”, vijon njoftimi./a.m./noa.al/