Transmetuar më 12-07-2018, 09:57

Për herë të parë edhe varësia ndaj seksit, hyn në listën e sëmundjeve të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në kategorinë e problemeve mendore.

Ky fakt ka ngjallur reagime skeptike të një sërë ekspertësh, sipas të cilëve nuk ka ende mjaftueshëm prova shkencore, për të mbështetur një vendim të tillë.

Por OBSH thotë se çrregullimi seksual duhet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, për tu klasifikuar si sëmundje.

Vendimi i marrë në kuadër të “International Classification of Diseases”, do të hyjë në fuqi në vitin 2022, pas pranimit në asamblenë e OBSH.

Çrregullimi seksual kompleks karakterizohet nga një skemë e dështuar në kontrollin e impulseve seksuale intensive dhe përsëritëse, të cilat manifestohen në sjelljet seksuale përsëritëse, shkruan noa.al.

Simptomat përqendrohen në faktin se aktiviteti seksual kthehet në qendrën e jetës së personave, aq sa lënë pas dore shëndetin e tyre, interesat e tjera dhe përgjegjësitë. /a.y/noa.al