Transmetuar më 12-07-2018, 07:47

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme, ku Kroacia mposhti Anglinë në gjysmë orëshin shtesë pas ndeshjes së rregullt me rezultatin 1-1, shkaktoi eufori të madhe.

Kryeministri Edi Rama, e ka ndjekur fundin e ndeshjes, bashkë me disa prej liderëve botërorë të pranishëm në samitin e NATO-s.

Në videon që gjeni më poshtë, shihet zhgënjimi i Kryeministres angleze Theresa May.

Por kur ndeshja përfundon, Rama i thotë asaj, “Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor”.

Fundi i ndeshjes u pa me celular nga Kryeministrja angleze, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan dhe kreu i qeverisë shqiptare. /a.y/noa.al

“Rusi 2018”! Kroatët shkruajnë historinë, në finale përballë Francës