Transmetuar më 11-07-2018, 23:14

Francë-Kroaci, është finalja e Botërorit “Rusi 2018”.

Kroacia ka arritur të sigurojë finalen në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në kohën shtesë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm, 2-1.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin anglezët me anë të Trippier në minutën e 5’.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e takimit. Goli i barazimit për kroatët ka ardhur nga Perisic në minutën e 68’.

Goli historik dhe i fitores u shënua në kohën shtesë nga Mandzukic në minutën e 109’.

Menjëherë ka reaguar në Facebook Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila shkruan:

“Njerëzit e mi, u bë e mundur. Bravo të gjithë skuadrës, bravo të gjithë tifozëve. Kroacia është në finale”./a.k/noa.al/