Transmetuar më 11-07-2018, 22:54

Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Me shumë gjasë, ky është një tregues që ka të bëjë më shumë për afrimitetin e tij me Cristiano Ronaldon, me të cilin është shok jo vetëm për një çështje të thjeshtë: gjuha dhe komunikimi më i lehtë me portugezin.

Por, tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Tëitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit.

Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës.