Transmetuar më 11-07-2018, 21:05

Në takimin çerekfinale të këtij Botërori në futboll, Kroacia u përball me Rusinë, duke kaluar në gjysmëfinale.

E në fakt shteti ballkanik arriti të kualifikohej pas 11-metërshave.

Një video e një grupi zjarrfikësish të cilët po ndiqnin ndeshjen ne televizor, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në video shihet se si zjarrfikësit lënë ndeshjen përgjysëm pas një emergjence ku duhej të iknin.

Penalltia e fundit, ishte momenti kur zjarrfikësit duhej të ngriheshin për rastin emergjent.

Zjarrfikësit kanë marrë komplimente për profesionalizmin e treguar në komentet krahas videos.

Për më tepër shihni videon që po qarkullon pasivisht në rrjetet sociale./a.k/noa.al/