Transmetuar më 11-07-2018, 20:12

NATO ka ftuar zyrtarisht shtetin e Maqedonisë për të nisur bisedimet për të qënë anëtare e Alenacës Veriatlantike.

Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas takimit që patën në Bruksel të 29 shteteve anëtare.

Vendimi erdhi pak jabë pasi Maqedonia dhe Greqia arritën marrëveshjen historike për çështjen e emrit.

Por, qasja e re e NATO-s mund të sjellë zemërim të Rusisë, e cila prej kohësh është shprehur kundër zgjerimit të aleancës.

Sipas disa njoftimeve në media, të mërkurën, Greqia do të dëbojë dy diplomatë rusë, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje për të dëmtuar marrëveshjen që Greqia ka arritur me Maqedoninë. /k.k/noa.al/