Transmetuar më 10-07-2018, 20:30

Drejtësia është treguar e pamëshirshme për tre burra, të cilët përdhunuan dhe vranë një studente në autobus, në Indi.

Ata kanë marrë dënim me vdekje nga Gjykata e Lartë.

Vinay Sharma, Paëan Gupta dhe Mukesh Singh, të cilët gjithmonë kanë pohuar pafajësinë e tyre, kanë sfiduar vendimin e vitit të kaluar që mbështeti dënimin e tyre me vdekje.

Avokati i të pandehurve mund të kërkojë falje nga presidenti, në përpjekjen e fundit për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës.

Prindërit e Joti Singh e përshëndetën vendimin e marrë ditën e hënë, ndërsa nëna e saj, Asha Singh tha se ishte lajm shumë i mirë.

“Është një mesazh i madh për të gjithë shoqërinë. Ky vendim është menduar për shoqërinë, gratë dhe të gjithë ne”, u tha gazetarëve, babai Badrinath Singh.

Singh, një studente fizioterapie u përdhunua dhe u la për vdekje nga një bandë prej 5 burrash të një të riu në një autobus në kryeqytetin indian Neë Delhi në dhjetor 2012. /k.k/noa.al/