Transmetuar më 10-07-2018, 16:55

Besimi i qytetarëve te Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka rënë nën 50%, për herë të parë në pesë vite.

Është kjo shifra e publikuar bazuar në një sondazh të institutit të pavarur “Levada”.

Kjo rënie është e lidhur me reformat në pension, ku është rritur ndjeshëm mosha e daljes.

Sondazhi i “Levada Center”, tregon një rënie besimi ndaj Putin nga 60% në muajin janar, në 48% në muajin qershor.

Pika më e ulët e besueshmërisë ndaj tij ishte në vitin 2012, kur u zgjodh për mandatin e tretë si President, në masën 37%.

Ndërsa besueshmëria më e lartë ndaj tij është regjistruar gjatë katër viteve ë fundit me 64%. /a.y/noa.al