Transmetuar më 10-07-2018, 16:33

Një fytyrë me yndyrë krijon idenë e papastërtisë dhe një siklet të posaçëm, sidomos për femrat.

Për të shpëtuar nga ky problem, ju sjellim një zgjidhje të cilën mund ta përgatisni në shtëpi, dhe që ka në përbërje tërshërën.

Merrni dy lugë miell tërshëre dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe gjysmë luge lëng limoni.

Përziejini përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene, të cilën duhet ta përhapni në fytyrë, sidomos në zonat më kritike, ku prania e yndyrës është më e madhe.

Lëreni këtë masë të veprojë për 15 minuta dhe më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Por para se të aplikoni këtë maskë, duhet ta keni fytyrën të pastër dhe pa asnjë mbetje tualeti. Pasi ta keni provuar do të shihni se fytyra juaj do të jetë e freskët. /a.y/noa.al