Transmetuar më 10-07-2018, 16:18

Vajza e tyre vdiq për shkak të një tumori në tru dhe prindërit e saj, vendosën që të publikojnë fotografitë e fundit të saj.

Zoey Catherine Daggett, nga Fairport, pranë New York, u nda nga jeta në 4 korrik, në moshën 5-vjeçare, për shkak të një forme të rrallë tumori në tru.

Ditën e fundit të jetës e kaloi bashkë me prindërit e saj, në krahët e nënës dhe babait.

E ëma, Casey Daggett publikoi fotografinë e fundit që bëri me të bijën, pak para se ajo të ndahej nga jeta, duke prekur një botë të tërë.

“Kishim dy vjet për tu përgatitur për vdekjen e saj… por nuk mjaftoi”, tha gruaja për

Daily Mail.

Sëmundja e rëndë u zbulua pas një rrëzimi në park, ku vogëlushja nisi të çalojë, çka bëri që prindërit të vendosin ti bëjnë kontrolle të thelluara.

Kur mjekët e diagnostikuan me tumor, e lajmëruan familjen se mundësia për mbijetesë ishte vetëm 1%, shkruan noa.al.

Familja është e shkatërruar nga vdekja e Zoey, ndërkohë që të afërmit e tyre, kanë nisur një fushatë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore që iu nënshtrua e mitura, gjatë dy viteve të fundit. /a.y/noa.al