Transmetuar më 09-07-2018, 23:52

Limoni është një frut i mrekullueshëm dhe jo vetëm për t’u ngrënë. Askush nuk e ka idenë se sa shumë mrekulli mund të bëjë limoni për lëkurën e fytyrës.

Limoni përmban vitamina të kompleksit B, vitaminë C, hekur, kalcium, kalium dhe magnez. Madje limoni përmban më shumë kalium se sa rrushi dhe mollët. Pra uji me limon mund të bëjë këto mrekulli.

Ndihmon në balancimin e pH të lëkurës- Edhe pse limonët përmbajnë acid në vetvete, kur konsumohen dhe treten nuk shkaktojnë aciditetit në trup. Ndaj kur trupi sëmuret për shkak të acidit të lartë, konsumimi i ujit me limon redukton nivelin e acidit në brendësi të trupit.

Zbut rrudhat- Kush është armiku më i keq i grave? Natyrisht që rrudhat. Por edhe për këtë uji me limon ka një zgjidhje. Ai përmban antioksidantë, që jo vetëm reduktojnë defektet, por edhe rrudhat.

Lëkurë e pastër- Vitamina C ndihmon në eleminimin e njollave të lëkurës dhe në luftimin e radikaleve të lira. Ndërkohë vret bakteret që shkaktojnë puçrra, duke e lënë kështu lëkurën të pastër dhe të ndritshme.

Hidraton- Hidratimi i trupit, nuk bëhet vetëm përmes ujit, por edhe nga ushqimet e pijet joalkoolike. Pra, nëse nuk ju pëlqen të pini vetëm ujë, atëherë mund të shtoni limon për të përmirësuar shijen, por edhe për të hidratuar trupin njëkohësisht./a.k/noa.al/