Transmetuar më 09-07-2018, 20:17

Lëngu i kockave është me të vërtetë një ndër ushqimet më të mira për trupin e njeriut.

Shpesh përdoret në raste kur njerëzit janë të sëmurë, por vetite i ka edhe kur kemi shëndet të mirë.

Një dietë me bazë lëngun e kockave ju bën të humbni disa kilogramë shumë shpejt.

Kjo dietë konsiston në pirjen e lëngut të kockave në kohë të ndryshme të ditës. Sot, versioni më modern i lëngut të kockave që na jepte gjyshja kur ishim sëmurë është bërë në një model filxhani në Starbucks, njësoj si një smoothie ose kafe.

Moda e pirjes së lëngut të kockave ka marrë një famë të madhe sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë shumë yje të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek.

Lwngu është i pasur me kolagjen, minerale, aminoacide dhe proteina, për këtë është një mjet i mirë antiplakje për lëkurën, por është gjithashtu edhe një detoksifikues i mirë.

Përveç kësaj, kjo pije e nxehtë përmban më pak kalori dhe zero karbohidrate, kështu që ndihmon për të humbur peshë dhe për të luftuar urine. /k.k/noa.al/