Transmetuar më 09-07-2018, 19:02

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në muajin maj, por së fundmi janë publikuar pamjet e rënda.

Një grua ka rënë pre e një atentati, ku në pamje shihet një burrë që shkon drejt makinës së saj.

Sapo i afrohet, ai duket teksa qëllon disa herë në drejtim të 51-vjeçares.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pjesën Veriore të Londrës, në Britani të Madhe më 14 Maj, ndërsa pamjet janë bërë publike sot.

Policia është duke hetuar ngjarje si vrasje e mbetur në tentativë, teksa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket autorit, ende nuk ka asnjë person të dyshuar. Identifikimi i tij është i vështirë për shkak se ishte i maskuar. /k.k/noa.al/