Transmetuar më 09-07-2018, 12:48

Imazhet e vogëlushes siriane që kishte improvizuar kanaçe në formën e protezave që e ndihmonin të ecte tronditën botën.

Por tani vogëlushja Maya Merhi do të ketë proteza të vërteta, si ato që të ndihmojnë njësoj sikur të kesh këmbë të vërteta.

Ajo ndodhet në një spital të Stambollit ku po përgatitet të përdorë protezat që janë gati për të. Brenda tre muajsh Maya do të mund të ecë edhe pse, mungesa e këmbëve do të jetë një problem që do ta shoqërojë gjithë jetën.

Vogëlushja 8-vjeçare ka humbur këmbët nga një sëmundje e rëndë nga e cila vuan edhe babai i saj. Ajo u largua nga Aleppo për në Idlib. Aty babai i përgatiti “protezat” përmes disa kanaçeve.

Fotot e saj prekën mbarë opinionin botëror dhe ajo u transportua në Turqi ku tashmë do të pajiset me proteza normale./a.m./noa.al/