Transmetuar më 09-07-2018, 12:41

Erdhi në jetë i prekur nga një formë e rëndë poliomieliti dhe për këtë arsye, nëna e braktisi, por gjatë muajve të parë të jetës, ishte një çift veterinerësh që u kujdesën për të, duke i shpëtuar jetën.

Ndërsa sot, Limbani, ky është emri i shimpazesë, është një prej kafshëve më të famshme të kopshtit zoologjik të Miami, në Florida, aty ku e dërguan Jorge Sanchez dhe e shoqja Tania.

Me ta kafsha u shërua dhe u rrit, para se të transferohej në Zoological Wildlife Foundation, ku u bë një yll i vërtetë, madje në profilin e tij në Instagram, është i ndjekur nga mbi 200 mijë persona.

Kur kanë kaluar dy muaj nga mbërritja e tij në Miami, Limbani, mundi të takojë Tania dhe Jorge.

Por takimi me ta, siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, është tejet emocionues, ku majmuni nxjerr tinguj gëzimi dhe përqafon “prindërit birëzues”. /a.y/noa.al