Transmetuar më 09-07-2018, 11:48

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Sri Lanka për artdashësit e këtij vendi.

Njëra prej këngëtareve më të njohura atje është gjetur e vdekur. Bëhet fjalë për këngëtaren Priyani Jaysinghe.

Ajo u gjet e vdekur nga familjarët ndërkohë në trup ajo kishte plagë të shkaktuara nga mjet prerës. Dyshohet se ajo u vra me një gërshërë që u gjet në skenën e krimit.

I dyshuar për krimin e rëndë është bashkëshorti i këngëtares i cili është shpallur në kërkim nga policia vendase.

Jaysinghe ishte ndër këngëtaret me më shumë popullaritet në Sri Lanka. Ajo ishte nënë e dy djemve./a.m./noa.al/