Transmetuar më 09-07-2018, 11:14

Shkon në mbi 100 persona, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë Japoninë perëndimore.

Është kjo ajo që ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë, duke saktësuar se të zhdukurit janë 68, shumë prej të cilëve në zonën e Hiroshima.

Ndërkohë Kryeministri Shinzo Abe, ka anuluar vizitat e planifikuara për në Francë, Belgjikë, Arabi Saudite dhe Egjipt, për të qëndruar pranë ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Por ndërsa vendi ndodhet në situatë emergjente, Abe, ka vendosur që ti japë prioritet shpëtimit të njerëzve.

Deri më tani flitet për rreth 3 milionë persona të evakuuar nga zonat ku jetonin.

Qysh nga nisja e shirave të rrëmbyer të enjten e kaluar, agjencia meteorologjike ka parashikuar një nivel rekord reshjesh në fillimjavë. /a.y/noa.al