Transmetuar më 09-07-2018, 10:59

Konsumi i alkoolit nuk këshillohet për asnjë moshë apo kategori të popullsisë, por e ndaluar rreptësisht është për gratë shtatzënë dhe që ushqejnë fëmijët me gji.

Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë është shumë i rrezikshëm, qoftë edhe i pijeve me përqindje të ulët alkooli si birra.

Kjo pasi alkooli kalon nëpërmjet plançetës deri tek fetusi. Kësisoj rrezikohet aborti, sidomos në tremujorin e dytë të shtatzënisë, si dhe lindje e parakohshme.

Po ashtu rrezikohet që të dëmtohet fetusi dhe të ketë zhvillim anormal si dhe probleme neurologjike, shkruan noa.al.

Pirja e alkoolit nuk rekomandohet as gjatë ushqyerjes me gji, për shkak se kalon direkt nëpërmjet qumështit tek fëmija si dhe mund të ndryshojë shijen e tij.

Kjo mund të çojë në refuzimin e gjirit nga vogëlushi. Nuk këshillohen as birrat joalkoolike, pasi ë disa prej tyre ka përqindje alkooli. /a.y/noa.al