Transmetuar më 09-07-2018, 10:58

Diabeti është një sëmundje që po përhapet me shpejtësi.

Miliona njerëz në botë kanë të domosdoshëm trajtimin me insulina që merren përmes injeksioneve.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë punuar për zbulimin e një pilule që do të mundësonte shmangien e injeksioneve.

Duket se hulumtuesit e Universitetit të Xhorxhias në SHBA janë pranë kësaj arritjeje që do t’i mundësonte një vuajtje më pak diabetikëve.

Nga eskperimentet e kryera, ka rezultuar se pilula i ka mbijetuar ambientit me aciditet në stomak dhe është përhapur në gjak.

Eksperimenti është kryer te minjtë dhe së shpejti mund të jetë gati edhe për përdorim të gjerë te njerëzit./a.m./noa.al/