Transmetuar më 09-07-2018, 10:36

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një vajzë 18-vjeçare, e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram, një sërë videosh, ku shihej duke kërcyer pa shami në kokë.

Televizioni shtetëror, transmetoi një rrëfim të vajzës, Maedeh Hojabri, ku pranonte se kishte thyer normat morale.

Por ajo insiston se nuk kishte aspak një qëllim të tillë. E reja u lirua me kusht, por nuk i lejohet që të japë intervista.

Nuk dihet ende nëse rrëfimi i Maedeh është bërë kundër vullnetit të saj.

E reja e cila numëron mbi 43 mijë ndjekës në Instagram, kishte postuar rreth 300 video, në shumë prej të cilave shihej duke kërcyer.

Në disa prej tyre shihej pa shaminë në kokë, e cila është e detyrueshme në Iran.

Policia ka deklaruar se do e mbyllë profilin e së resë, ndërkohë që ministria e Drejtësisë po shqyrton mundësinë e mbylljes së Instagram në shtetin e Iranit. /a.y/noa.al