Transmetuar më 08-07-2018, 23:18

Këto pamje tregojnë një aksident të pabesueshëm kur makina ka fluturuar disa metra në ajër dhe është përplasur me një shtëpi.

Në momentin e aksidentin në apartament ndodheshin dy të moshuar, në Britani.

Ken dhe Annette Bienlein u zgjuan rreth orës 3:15 të mëngjesit teksa dëgjuan zhurmën e përplasjes.

Një fqinj që dëgjoi përplasjen dhe telefonoi policinë duke raportuar se një minibus gri ishte në shtëpinë e të moshuarve.

Zyrtarët arritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën shoferin Alva Richards, 35 vjec që kishte mbetur i pavetëdijshëm në makinë.

Gjatë përplasjes Ken po flinte gjumë dhe Anette ishte në tualet, por fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar. /k.k/noa.al/