Transmetuar më 07-07-2018, 21:11

Nga Erion Kristo

1. Rama fitoi nje beteje, por jo luften. Strasburgu ende ska folur.

2. Gjithe energjia duhet te perqendrohet te Presidenti. Deri me tani ka bere pushime dhe ka pare ndeshje, tani duhet te tregoje qe eshte mbi palet dhe ka burrni.

3. Kriminalizimi i gjithe mazhorances eshte akti me barbar i Rames. Gjysma e deputeteve te tij, jane njerez krejt te panjohur dhe pa kontribute shoqerore. Demokracia jone ne kete pike i ngjan shume ish diktatures.

4. Duke vleresuar gjestin e z. Majko, ai nuk mjafton. Duhet qe te terhiqet nga qeverisja nese kjo nuk eshte si ajo skema devijuese ku Bushati lagu me uje opoziten, thjesht qe te denohej.

5. Kryqezata kunder Teatrit Kombetar na kujton kryqezaten kunder kishave dhe xhamive. Njerezit ende kujtojne se si u prishen ekskavatoret dhe se si u semuren ekskavatoristet.

6. Nje gje eshte e sigurt: bashkeqeverisja ka marre fund. Mendimi i publikut ska me kuptim.

7. Ceshtja e Teatrit Kombetar eshte ceshtje mbarekombetare. Djaleria e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, diaspora duhet te reagojne.

8. Ti ndash artistet nga teatri eshte turp i padegjuar. Teatri eshte godina me se pari. Aty behet teater. Edhe ne parlament behet teater. Po keta artiste paguhen me shume se ata te teatrit.

9. Godina nuk ka vene bast me askend. Kryeministri ve baste. Nuk duhen vene baste.

10. Rama sillet si pronar me pronen publike se publiku e lejon. Kjo e kapercen teatrin. Kjo eshte ceshtje publike.

11. Mirekuptoj rrogetaret, mirekuptoj ata qe heshtin, ata qe keqperdoren dhe ata qe keqkuptohen e sulmohen. Nuk mirekuptoj ata qe vene inteligjencen ne sherbim te krimit.

12. Teatri ka histori, teatri ka vlere, teatri duhet ruajtur si cdo trashegimi tjeter. Kete e treguan katerciperisht mentaret tane.

13. Ligji qe kaloi eshte antikushtetues. Ai hedh poshte disa ligje te rendesishme. Ai krijon precedentin me te keq per ardhmerine tone.

14. Ligji qe kaloi eshte korrupsion i mirefillte.

15. Te gjitha sajesat mbi teatrin rane. Madje dhe perpjekjet per ta rrezuar nga brenda, apo gjoja zjarrfikesit e interesuar.

16. Teatri rri ne kembe pa ndihmen tone. Ata qe e bene dinin shume me teper se kastravecet qe kemi sot. Me pak nderhyrje ai behet i mrekullueshem.

17. Rrofte Teatri. Rrofshin ata qe rezistuan.

P.S. Ende nuk eshte diskutuar ceshtja e detit. Ishalla je sjelle me arrogance dhe me ate.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al