Transmetuar më 07-07-2018, 20:52

Falë ndërhyrjes së ekipit të zjarrfikëseve, një banesë në kryeqytet ka shpëtuar nga djegia. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë dhe menjëherë drejt pallatit në rrugën “Jordan Misja” janë nisur ekipet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit pa pasoja.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen  skuadrës, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikëset e BashkiaTiranë janë heronj të vërtetë! Shpëton shtëpia tek rr. “Jordan Misja” falë ndërhyrjes së guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglisë t’ju venë flakën shpisë”, shkruan Veliaj./a.k/noa.al/