Transmetuar më 07-07-2018, 17:31

Nga Artan Fuga

Dite termetesh

Me ka dhemb deri ne palce teatri. Arti i arteve, filozofia e filozofise, politika e politikave. Jo me kot e vrane.

Por Zoti gjithcka e ben per te mire! Mjere budallenjte qe kujtojne ndryshe.

E deshi keshtu.

Qe demokracia shqiptare te lindte te studentet dhe te vdiste te teatri. Vdekje me te bukur nuk kish.

Te teatri, aty ku u bashkua tragjedia me komedine.

Aty ku e verteta shfaqet si loje. Ku aktori social dhe aktori ne skene turbull perzjehen ne nje bote rolesh te paqarte.

E vdiq ne nje ditenate termetesh me lekundje paralajmeruese. Qyteti pa demokraci do ju perthithi ne nje grope te madhe krater vullkani shkaktuar nga termeti.

Qyteti vetevrases. Lekundja sizmike eshte imja o mekatare, termetin e prodhoni vete, per mekatet tuaja. Qyteti pa teater me kulla do tu zeje brenda.

E deshi ta vriste enderren duke rrezuar teater e ngritur kulla bina. Betoni kunder shpirtit. Simbol i qarte i degradimit qe edhe femijet te qajne nga qartesia qe Zoti na dergoi. Rrofsh o Zot.

Zoti e deshi qe tre ish kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej. Pandeli Majko je ne zemren time. Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ringrihemi. E shoh qarte teknologjine e ringritjes. Me Markun e thame te Panorama dje.

E tha qarte.

Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi.

E fshire nga ndergjegja.

As hunet nuk na kane sjelle kete rrenoje qe po i sjellim vetes.

Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngreje doren e shkaterrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin.

Cfare thua!!!

Ik, ik, ik,

Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth.

Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare!

Ik te mos mbetesh pa falje. Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.

Vete Zoti na e ka sjelle si mallkim, por dhe e si drite transcedente per te pare qarte ferrin ku jemi futur.

O Zot si na dole borxhit? Si na e solle vdekjen e vlerave ne agoni prej dekadash nje dite termeti!

Si ate dite kur Ai mbi kryq Zoti nxiu qiellin.

Dhe e dha shenjen e ringritjes.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al