Transmetuar më 06-07-2018, 16:38

Ishte i papunë, por bënte një jetë vërtetë luksoze, aq sa ia kalonte edhe qytetarëve me punë të mira me paga të larta.

Nisur nga ky fakt lindën dyshimet e policisë për një shqiptar që u arrestua për shpërndarje kokaine në Itali.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar që identifikohet vetëm me inicialet D.X., por që njihej nga klientët e tij me emrin “Tani”, raporton noa.al duke cituar mediat italiane.

Ai shpërndante drogë te një grup i madh klientësh që kishte krijuar.

Çdo porosi ai e merrte përmes aplikacionit Whatsapp.

Por, teksa mendonte se në këtë mënyrë nuk do zbulohej, shqiptari ishte vënë në përgjim.

Pasi mori porosinë e rastit, ai doli dje nga banesa dhe iu afrua mjetit të një gruaje 38-vjeçare.

Në momentin kur shqiptari do shkëmbente kokainën me paratë, ndërhyri policia duke e prangosur.

Pas kontrolleve në banesë policia gjeti tre doza të tjera si dhe një zarf ku ndodheshin 10 gramë kokainë. /a.m./noa.al/