Transmetuar më 05-07-2018, 21:14

Raportimet LIVE të gazetarëve shpesh herë shoqërohen me situata të sikletshme dhe ngacmime nga qytetarët.

Raste të tilla kanë përjetuar disa gazetare në Rusi gjatë raportimeve për Botërorin, pasi janë ngacmuar seksualisht.

Por, jo vetëm femrat kanë kaluar situata të tilla.

Një video e publikuar së fundi tregon momentet që një gazetar korean ngacmohet nga disa tifoze ruse.

Ato i afrohen teksa ai raporton dhe e puthin me radhë. Protagonist i episodit është gazetari Kwon Qual Yel.

Reagime të shumta ka pasur pas përhapjes së videos. Ka nga ata që shkruajnë se “përse nuk bëhet problem kur ngacmohet një mashkull, dhe kur ngacmohen femrat bëhet nami”./a.m./noa.al/