Transmetuar më 05-07-2018, 19:30

Legjenda “duhet të konsumosh sa për ty” nuk është e saktë për nënat shtatzënë.

Por, ajo që këshillohet vazhdimisht nga mjekët është se nënat shtatzënë duhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme.

Kjo pasi ndihmojnë fëmijën të zhvillohet shpejt e po ashtu, zëvendësojnë vitaminat që trupi ka nevojë pasi i transferon te fëmija.

Së fundi, mjekët kanë zbuluar se ushqimi i shëndetshëm ndikon edhe në luftimin e alergjive te fëmijët, duke ndikuar te bakteret e dobishme në zorrë.

Është vërtetuar se ushqimi i shëndetshëm ndikon te bakteret e zorrëve.

Gratë që konsumojnë më shumë peshk apo prodhimet e detit në tërësi, kanë sjellë në jetë fëmijë me zorrë më të shëndetshme.

Është zbuluar se konsumi me tepri i qumështit mund të ulë nivelin e bifidobakterit në zorrë, i cili është mjaft i dobishëm për shëndetin./a.m./noa.al/