Transmetuar më 05-07-2018, 18:31

Krijimi dhe zhvillimi i metastazave në tru, që shkaktohen nga tumoret e mushkërive apo të gjirit, ndikohet nga prania e një faktori molekular që nuk ndodhet në qelizat tumorale, por në qelizat e shëndetshme të trurit.

Ato cilësoheshin si barrierë mbrojtëse por, zbulimi i fundit nga mjekët e Spitalit të Torinos dhe atij të Madridit pas një studimi ka arritur në këtë konkluzion të rëndësishëm.

Mjekët thonë se zbulimi i këtij studimi të publikuar në revistën “Nature Medicine”, mund të ndihmojë në një trajtim më efektiv terapeutik.

Metastazat e trurit janë një ndërlikim më i shpeshtë i tumoreve dhe përtej kirurgjisë, trajtimet me ilaçe nuk janë fort rezultateve.

Mekanizmi molekular i zbuluar së fundi, mund të jetë baza e një trajtimi të ri në të ardhmen.

Mjekët studiuan 100 mostra të metastazave të trurit shkruan Noa.al. Në fund u zbulua se pacientët me përhapje më të lartë të qelizës së identifikuar si STAT3, kishin më pak shanse mbijetese.

Po mendohet gjetja e një kure për të bllokuar veprimin e STAT3./a.m./noa.al/