Transmetuar më 04-07-2018, 21:12

Helmimi i gjakut, apo siç njihet ndryshe ‘sepsa’ shkaktohet nga viruset e ndryshme.

Së fundi, është bërë një zbulim i rëndësishëm rreth reagimit në kohë ndaj viruseve që shkaktojnë ‘sepsën’.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i “Columbia-s” në SHBA kanë zbuluar nivele të RNA-së, pjesëza të kodit gjenetik që mund të sinjalizojnë atëherë kur trupi ka nevojë për trajtim urgjent.

Në këtë mënyrë, shumë vdekje mund të parandalohen.

Në momentin kur ndodh helmimi i gjakut, nxitet përgjigje e sistemit imunitar dhe sulmit nuk i shpëtojnë as organet nga ky reagim i “dhunshëm”.

Shpesh herë analizat për kapjen e infeksioneve vonojnë por me zbulimin e ri përgjigjet mund të merren më shpejt./a.m./noa.al/