Transmetuar më 04-07-2018, 19:18

Shpesh herë, agresivitetit të njerëzve i janë kushtuar studime të kushtueshme për të zbuluar se pse njerëzit humbasin toruan.

Një studim i kryer së fundi nga shkencëtarët e neurologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, ka zbuluar diçka të rëndësishme që lidhet me vendimarrjen morale në tru.

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë se si të parandalojnë agresivitetin te njerëzit. Duket e pabesueshme por provat treguan se kishte rezultat.

Bëhet fjalë për një stimulim në trurin e njeriut. Përmes teknikës së quajtur ‘stimulim i drejtëpërdrejtë transkrinial’ apo TDS, shkencëtarët arritën të ulin agresivitetin.

Kjo teknikë parashikon dhënien impulseve elektrike në pjesën e djathtë të trurit, të cilat depërtojnë përmes elektrodave.

Kjo metodë, zvogëlon aktivitetin e trurit të poshtëm që janë nervat e reagimit.

Shkencëtarët rekrutuan një grup me 86 të rritur të shëndetshëm. Gjysma e tyre iu nënshtrua këtij trajtimi, ndërkohë gjysma tjetër jo.

Të nesërmen, të gjithë këta persona, u ngacmuan përmes disa metodave për të kuptuar nivelin e acarimit.

U pa se ata që iu nënshtruan metodës TDS, shfaqnin më pak agresivitet.

Shkencëtarët thonë se është ende herët të flasim për terapi por janë siguruar të dhëna mjaft të rëndësishme që mund të çojnë në identifikimin edhe më të lehtë të personave të rrezikshëm./a.m./noa.al/