Transmetuar më 04-07-2018, 18:29

Nuk do ta besoni, por sipas disa statistikave që janë publikuar në vitin 2015, në botë fliten 7 mijë e 100 gjuhë.

Secili prej nesh e ka pyetur vetense sa gjuhë fliten në botë, dhe duket e pabesueshme që janë kaq shumë.

Edhe pse nuk mund të thuhet se cili është numri i saktë dhe të ndihemi të sigurtë, kjo ndodh  sepse ka vende të vogla të izoluara të cilat kanë zhvilluar gjuhë karakteristike për një grup të vogël njerëzish.

Mund të marrim shembull Guinean e Re, e cila “mburret” me 839 gjuhë të ndryshme.

Kjo është lista e numrit të gjuhëve sipas rajoneve:

Azia: 2,300

Afrika: 2140

Paqësori: 1,300

Amerika: 1.060

Europa: 280