Transmetuar më 04-07-2018, 12:52

Pirja e kafesë për disa persona është gjithçka, aq sa e kanë të pamundur që të nisin ditën e tyre pa lëngun e zi të kafesë.

Ata mund të thuhet se kanë krijuar varësi! Por si reagon organizmi ynë ndaj kafesë?

Në fakt studimet e fundit kanë treguar se pirja e kafesë zgjat jetën, edhe kur konsumohet shumë. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën shkencore ‘Lancet Internal Medicine’, madje ky studim tregon se vdekshmëria bie me 12% edhe në ato më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës.

Studiuesit e National Cancer Institute të SHBA studiuan të dhëna nga pothuajse 500 mijë britanikë, duke i nënshtruar ato në pyetësorë për konsumimin e kafesë dhe një test gjenetik.

1/3 e pjesëmarrësve pinë dy deri në tre gota në ditë kafe, ndërsa 10 mijë ishin më shumë se tetë. Pjesëmarrësit në studim, midis 40 dhe 69 vjeç, u ndoqën për dhjetë vjet, një periudhë që vrau rreth 15 mijë pjesëmarrës.

Rreziku më i ulët, shpjegojnë autorët, ka të bëjnë me të gjithë konsumatorët e kafesë, pa marrë parasysh sasinë, dhe është gjetur edhe tek ata që kanë variantin e ADN-së që e bën metabolizmin e kafeinës më ngadalë.

“Nuk është e qartë se si kafeja mund të ndikojë në jetëgjatësi- shpjegojnë autorët- kjo pije përmban mbi njëmijë kombinime, duke përfshirë shumë antioksidantë, të cilët mund të mbrojnë qelizat”.

Në konkluzionet e tyre, autorët thonë se nuk ka ndikime negative të kafeinës, duke qenë se studime të mëparshme zbuluan efekte tek ata persona që pinë kafe të dekafeinato.