Transmetuar më 04-07-2018, 11:20

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë, krijoi momente paniku tek njerëzit, të cilët të frikësuar dolën në rrugë.

Siç mund të shihni në fotografi, kanë qenë të shumtë personat që kanë zbritur në rrugë duke dalë nga ndërtesat.

Sipas qendrës Europiane e Sizmiologjisë, EMSC, lëkundjet ishin 4.9 ballë të shkallës rihter.

Ndërkohë Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave, thotë se lëkundjet ishin 5.2 ballë.

Epiqendra e tyre ishte në Shijak, por lëkundet e fuqishme u ndjen edhe në Tiranë. /a.y/noa.al

Zyrtare: Epiqendra e tërmetit që shkundi Ballkanin ishte në Gjirin e Lalzit

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri shkundi edhe shtetet e tjera të Ballkanit

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë dhe Shijak, tronditet vendi