Transmetuar më 04-07-2018, 09:29

Salçiçet wurstel janë mjaft të përdorura, ku një pjesë e mirë e njerëzve i hanë të gjalla, pa e ditur se rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre.

Ekspertët thonë se këto salçiçe duhen konsumuar gjithmonë të pjekura.

Shpjegimi është shumë i thjeshtë, gjatë përpunimit të produktit, për të garantuar një konservim më të gjatë, përdoren substanca kimike të dëmshme për shëndetin.

Për eliminimin e tyre këshillohet pjekja, e cila shkatërron një pjesë të mirë të këtyre elementëve të dëmshëm për trupin tonë.

Një tjetër arsye se pse salçiçet wurstel nuk duhen ngrënë të gjalla, është se këto ushqime mund të jenë të kontaminuara me listeri, një bakter i rrezikshëm, i cili shkakton helmim ushqimi dhe që për eliminimin e tij këshillohet pjekja, shkruan noa.al.

Kësisoj këto salçiçe mos i konsumoni direkt pas hapjesë së paketimit, në mënyrë që të shmangni të papritura të pakëndshme. /a.y/noa.al