Transmetuar më 03-07-2018, 14:46

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç nuk ka të ndalur me deklaratat e tij provokuese, dhe këtë e ka bërë edhe në një prononcim së fundmi.

Në një intervistë për TV Prva ai tha se “nuk përbën lajm nëse Prishtina nuk respekton ndonjë marrëveshje, por do të ishte lajm nëse ndodhë ta respektojë ndonjë”.

“Kosova dhe Metohia është territor i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe sipas Rezolutës 1244”, ka thënë Gjuriç i cili pak muaj më parë u arrestua nga autoritetet e Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjuriç po ashtu tha se shqiptarët në Prishtinë kanë mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, ashtu sikundër Serbia e ka për detyrë të përmirësojë pozitën ndërkombëtare të saj. /k.k/noa.al/