Transmetuar më 03-07-2018, 14:24

Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm i Greqisë, flet sërish lidhur me paktin që pritet të finalizohet me Shqipërinë, duke përjashtuar kështu përfshirjen në diskutime të çështjes çame.

Pas shkrimeve se Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston, ministri thotë se është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë.

“Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?, pyet Kotzias.

Ai shton se çështja çame nuk është përfshirë në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa deklaron se nuk duhet të ketë as pretendime për territorin.

Po ashtu ai thotë se duhet të mbahet parasysh se çfarë ndodh kur kërkohen ndryshime kufijsh, duke folur për variante të këqija.

Kotzias deklaron se po thuhen gënjeshtra, sikur është shkëmbyer Çamëria me Epirin e Veriut.

“Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të drejtën ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, është shprehur Kotzias. /a.y/noa.al