Transmetuar më 03-07-2018, 08:25

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me projektin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Kashar.

Në videon që gjeni më poshtë, bëhet me dije se kjo rrugë do të ketë 14 nënkalime dhe 34 rrugë dytësore.

Gjithashtu do të ketë 12 ura dhe tre mbikalime. Kreu i qeverisë bën me dije se, tashmë projekti është në fazën finale të përgatitjes për zbatim.

Rrruga Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, është pjesë e korridorit blu.

“Me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më poshtë gjeni pamjet e detajuara të projektit të kësaj rruge. /a.y/noa.al