Transmetuar më 01-07-2018, 22:38

Nga Mero Baze

Në verandën e resortit “Boungovile” në Sarandë, kamarieri duket si një zog I trembur, që u afrohet gjithë drojë klientëve. I lexohet qart frika se mos gaboj. I ri, I pamësuar të sillet si kamarier, ai duket se është prurje e re e sezonit. Nuk e njeh pronirin që është I ulur bashkë me ne. Është përzgjedhur nga stafi I tij dhe të krijon idenë se nuk do ta humbas punën.

Gent Sula, I cili ka arritur në 600 shtretër në resortin më të madh në Sarandë dhe në Jug të Shqipërisë, është më në makth se ai. Fare papritur për atë, si dhe shumë biznesmenë të tjerë në fushën e turizmit, nuk janë më makthe letrat, lejet, apo kreditë, por njerëzit që do të shërbejnë në resorte.

Jugu I Shqipërisë për fat, vlon nga nxitimi për të bërë resorte të mëdha për të përballuar valën e pazakontë të turistëve që po shtohen në këtë vend. Dhjetra agjensi të mëdha të turizmit ndërkombëtar janë gati të pronotojnë deri 130 ditë të sigurta rezervime në vit, dhe hotelet e vjetra shqiptare deri në 30 dhoma, janë tani duke rënë në duart e tyre. Të mëdhenjtë po ashtu po përpiqen të bëjnë zgjidhje të përziera, duke mbajtur shumë dhoma vet dhe duke shitur një pjesë për siguri.

Por tashmë makthi I tyre janë njerëzit që do punojnë.

12 km më tutje në Kakome, përgatitet të nis punën një resort I ri I madh me pesë yje, ndërsa në Keep Merlin ë Ksamil, bashkimi I dy biznesmenëve, po ashtu po I jep shanse më në fund ndërtimit të një resorti luksi 4 km përballë Korfuzit.

Por kush do shërbej aty?

Kastrioti, pronar I Hotel Grand në Sarandë tregon se qysh në shkurt ka bërë kontrata të shtrenjta në Tiranë për kamarierë nën panikun e mbetjes pa punëtorë. Shqipëria ka shifra të frikëshme të zbrazjes së vendit nga të rinjtë e kualifikuar dhe njerëzit që mund të përballojnë shërbimet. Ndërsa vendi po kthehet në një pelegrinazh për turistët e Evropës lindore dhe qëndrore, për shkak të çmimeve të ulëta dhe një vendi të panjohur, që të nxit ta eksplorosh, sfida reale e investitorëve, është investimi në burime njerëzore.

Dhe jo vetëm për kamerire dhe menaxher hotelesh. Arsimi jocilësor I dy dekadave të fundit në Shqipëri, ka prodhuar dhe injorantët e diplomuar. Dhjetra inxhinierë ekonomistë apo jurist të diplomuar në Shqipëri kanë nevojë të rikualifikohen nga kompanitë e mëdha për të mësuar si punohet.

Saranda, qyteti më I lakmuar nga turistët e huaj në Shqipëri, e cila natë ngjan me Montecarlon e ditën e me Kabulin, sa I përket rrëmujës dhe kaosit , po bëhet përditë e më e shtrenjt në shërbime. Qyteti, edhe pse me mijëra turistë në vend është ende pa restorante të shquara, dhe Genti shefi I guzhinës së “Harmonia” restorantit më cilësor të qytetit, është tashmë asistent I resorteve për të krijuar menu fikse dhe kualifikim të shërbimit. Së fundmi është duke punuar edhe ai tek “Boungoville”-t për ti dhënë një dorë shërbimit këtë sezon, dhe duke ndarë fitimet me investitorin. Të tjera resorte kërkojnë tipa si ai.

Oferta e lart për shumë vizitorë në vend është thuajse propocionalie fatkeqësisht me tendencën që njerëzit e shërbimeve ti marrin tregjet e huaja që paguajnë më shumë. Dhe investorët shqiptarë tashmë po përballen realisht me pafuqinë për të gjetur njerëz për të punuar.

Deri më sot hotelet e vogla dhe restorantet, bazohen mbi familjen dhe të afëmrit. Gruaja është zakonishtë guzhiniere duke marr dhe motrën, burri menaxher duke vënë dhe djalin të siguroj bote me ujë, në një qytet ku Bistrica derdhet përfund tij në det. Informaliteti bën kërdinë në plazhe si Ksamili, ku zaptuesit e plazheve diktojnë çmime të neveritshme dhe arrogancë, pa pasur as liçencë, as pronësi dhe as frikë nga shteti

Të gjithë ata që përfitojnë nga ky kaos paguhen në të zezë dhe fitojnë në të zezë, ndërsa të mëdhenjtë formal që janë të detyruar të punojnë me letra brenda sistemit, janë të luftuar nga një anë nga mungesa e njerëzve të sigurt në shërbime dhe nga ana tjetër nga detyrimi për të qenë formal me paga modeste me të punësuarit.

Qeveria shqiptare është ende në nivel propagande sa i përket dëshirës së saj për të ndihmuar punësimin në turizëm, pasi sezoni I shkrutër gati 70 ditor, nuk premton për askënd ta kualifikosh si punonjës turizmi.

Vende si Greqia që jetojnë me turizmin, kanë rregulla më strikte për këtë. Të punësuarit në turizëm sigurohen që gjashtë muajtë e dimrit të marrin një asistencë fianciare nga shteti dhe investitori për të qenë në dispozicion të shërbimeve turistike, pa qenë nevoja të rend për punë tjetër në kohën midis, dhe të kualifikohet për punën që bën.

Shqipëria është në pikën e kalimit nga turizmi familjar në atë masiv, nga shëbrimet e rëndomta në hotele me 5 yje, duke lënë në hije turizmin që vinte nga njerëzit që japin shtëpitë dhe motelet e vogla me qira dhe duke kaluar në resorte që për fat, po investohen me guxim. Por shoqëria është ende e papërgatitur për këtë.

Njerëzit e shërbimeve do të jenë sfida e re. Kompanitë e mëdha tashmë duhet të ndajnë fonde për kualifikikin e tyre, por shteti duhet të garantoj një kuadër rrgullator, që investimet e tyre të mos shkojnë dëm. Të rinjtë e kualifikuar duhen mbajtur këtu me kontrata të sigurta dhe programe kualifikuese, të cilat janë një kosto shumë më e vogël e qeverisë, në raprot me humbjet që ka nga dështimi I mundshëm I kësaj industrie. Kontrata vjetore për të punësuarit në turizëm, kaulifikimi I tyre në periudhën ndërmjetëse të dimrit, dhe formalizimi I tyre mund të jetë një përparësi e qeverisë, e cila nga një anë rrit formalizimin e të punësuarëve dhe nga ana tjetër jep një ndihmë konkrete për industrinë e turizmit. Të punëusauarit në turizëm duket t ëkthehet në trend qeveritar, në modë për të rinjtë dh enë prioritet për ekonominë tonë kombëtare.

Krahas tyre, turizmi malor duhet parë përdite e më tepër si prioritet. Vende që prodhojnë 12 muaj turizëm, duhet të ndiqen nga oaze të tjera ende të paprishur atë turizmit malor dhe agroturizmit, si Zagoria, Kurveleshi por dhe zona që kanë krijuar tashmë emër në gjithë botën, si alpet shqiptare nga Lëpusha në Valbonë , nga Osuminë Dibër , etj.

Ndryshe nga turizmi I detit, ai malor është më I shtrirë në kohë dhe mund të shërbej si një digë pritëse për burimet njerëzore të lira gjatë vitit.

Në Golem, ku shpresat për turizmin po veniteshin për vite të tëra, tani ka një rikthim të pabesueshëm të turistëve, dhe hotele si Flowers , Premium apo plazhe si Play del Este po eklipsojnë turizmin e shëmtuar të fshatrave turistikë që ngopin vanitetin e disa pasanikëve që kanë cuar dëm pishat e Golemit, duke ua ulur kohën e përdirimit nga gjahtë muaj në 15 ditë.

Pastrimi I ujrave të zeza , rikthimi I plazheve më higjenik, shtrimi I rrugëve dhe pedonalet që po zgjaten në rërë, kanë kthyer shpresën, por dhe problemin e njerëzve që do të shërbejnë.

Shqipëria ka nevojë urgjente për të investuar realisht tek burimet njerëzore të turizmit. Nuk ja kemi dal dot, duke I arsimuar, pasi arsimi është kthyer në një piramidë gjigande. Le të vetkualifikohemi, duke formalizuar dhe investuar tek cdo I ri që punon në turizëm, duke siguruar të adhurat e tij vjetore, kudrejt kontratave të sigurta, dhe detyrimit të kompanive për paguar për aftësimin e tyre. Qeveria duhet të mbaj një barrë kryesore në këtë proces, çka është e sigurt se do ti kthehet në të ardhura shumë më të mëdha, se sa harxhon. Dhe në fund do të kemi një “data baze” të besueshme që mund të tërheq gjigandët e turizmit të kthejnë vemendjen tek një vend , ku mund të fillosh të bësh plazh nga prilli në tetor dhe mund të kombinosh detin me malet magjikë të jugut dhe alpet e veriut, brenda 15 ditëve .

Është koha për të paguar për njerëzit që do të ngrejnë industrinë e turizmit në këtë vend. Investitorët që dijnë të bëjnë resorte, po I bëjnë ato. Agjensitë e turizmit po I sjellin turistët. Ne duhet të mësohemi të shërbejmë . Qeveria duhet të jetë kryekamariere e kësaj industrie.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.AL