Transmetuar më 30-06-2018, 22:14

Nga Adi Krasta

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetem i saj dhe i Tiranes, bashke me te zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin per prishjen e ndertesave se Teatrit Kombetar ( Trashegimi Kulturore), ajo cfare te fyen me shume eshtë:

1. Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjeter ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice . Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.

2. Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.

3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake neës ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “

Nje qeveri qe ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, mund te shnderroje ne muze nje teater kombetar – trashegimi kulturore , ne emer te frymeve qe e mbajten gjalle. Nje qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.AL