Transmetuar më 28-06-2018, 12:11

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë një deklaratë të forta për mediat greke.

Ai ka thënë se ka marrë të paktën 800 kërcënime me jetë pas marrëveshjes me Maqedoninë fqinje.

Kotzias ka akuzuar prokurorinë e cila sipas tij nuk është vënë në lëvizje.

“Kam marrë 800 kërcënime kundër jetës sime dhe familjes sime. Më kanë dërguar plumba në zarf dhe kuti me gjak”, tha ai, teksa shtron pyetjen se “ku është prokuroria?”.

“Sepse këtu nuk kemi vetëm të bëjmë me shpifje, ketu ka vepra penale që shkojnë në krime”, ka vijuar ai.

Kotzias ka akuzuar edhe opozitën që sipas tij ka nxitur gjuhën e urrejtjes. Ai tha se ka pasur edhe emra mes kërcënuesve, duke ngritur dyshime për punën e prokurorisë.

“Këtu kam gjetur telefonat dhe emrat e njerëzve dhe në vend të nderhyjë prokuroria nuk po bëhet gjë. Po flasim për një gjendje të gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të përfundojë”, tha Kotzias./a.m./noa.al/